RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia dhe Ukraina kryejnë shkëmbimin e radhës të trupave të ushtarëve të rënë

rusia-dhe-ukraina-kryejne-shkembimin-e-radhes-te-trupave-te-ushtareve-te-rene

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen trupat e ushtarëve të rënë, në shkëmbimin e radhës të këtij lloji mes dy vendeve që nga muaji i kaluar, transmeton Anadolu.

Deputeti i Dumës Shtetërore të Rusisë, Shamsail Saraliev, tha për agjencinë e lajmeve RBK se Moska ktheu trupat e 261 ushtarakëve ukrainas, ndërsa Kievi ktheu ata të 24 ushtarakëve rusë.

Shtabi i Koordinimit të Ukrainës për Trajtimin e Të Burgosurve të Luftës konfirmoi më vonë shkëmbimin, duke thënë në një deklaratë në Telegram se 261 trupa iu kthyen vendit “të cilët, sipas palës ruse, u përkasin ushtarakëve ukrainas”.

“Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për lehtësimin dhe mbështetjen e zbatimit të masave të riatdhesimit,” shtoi ai.

Shkëmbimi i fundit i tillë midis Rusisë dhe Ukrainës u zhvillua më 16 korrik, kur Moska ktheu 501 trupa në Ukrainë, ndërsa Kievi ktheu 31 trupa në Rusi.

Related posts

Kurti dhe Ulutaş flasin për sigurinë në vend

Hevzi

ShBA-ja do t’i presë bisedimet Izrael-Liban për armëpushimin javën e ardhshme

Hevzi

Vendimet për reciprocitet me Serbinë, ambasadorët e akredituar në Kosovë thonë se ishin legjitime dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar

admin