RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia dhe Ukraina kryejnë shkëmbimin e radhës të trupave të ushtarëve të rënë

rusia-dhe-ukraina-kryejne-shkembimin-e-radhes-te-trupave-te-ushtareve-te-rene

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen trupat e ushtarëve të rënë, në shkëmbimin e radhës të këtij lloji mes dy vendeve që nga muaji i kaluar, transmeton Anadolu.

Deputeti i Dumës Shtetërore të Rusisë, Shamsail Saraliev, tha për agjencinë e lajmeve RBK se Moska ktheu trupat e 261 ushtarakëve ukrainas, ndërsa Kievi ktheu ata të 24 ushtarakëve rusë.

Shtabi i Koordinimit të Ukrainës për Trajtimin e Të Burgosurve të Luftës konfirmoi më vonë shkëmbimin, duke thënë në një deklaratë në Telegram se 261 trupa iu kthyen vendit “të cilët, sipas palës ruse, u përkasin ushtarakëve ukrainas”.

“Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për lehtësimin dhe mbështetjen e zbatimit të masave të riatdhesimit,” shtoi ai.

Shkëmbimi i fundit i tillë midis Rusisë dhe Ukrainës u zhvillua më 16 korrik, kur Moska ktheu 501 trupa në Ukrainë, ndërsa Kievi ktheu 31 trupa në Rusi.

Related posts

Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit

Muhamet Ramadani

Dhitë luftojnë zjarret në Los Anxhelos

Muhamet Ramadani

Hasani: Hungaria mbetet një avokate aktive e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE

admin