RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm Fidan: Marrëdhëniet Turqi-Egjipt janë në nivel të shkëlqyer

ministri-i-jashtem-fidan:-marredheniet-turqi-egjipt-jane-ne-nivel-te-shkelqyer

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Egjiptit “janë në një nivel të shkëlqyer” nën udhëheqjen e presidentëve të të dyja vendeve, tha të enjten ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, raporton Anadolu.

Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij egjiptian, Badr Abdelatty, në qytetin egjiptian El Alamein, Fidan tha se të dyja vendet kanë “të njëjtin qëndrim” për unitetin, integritetin territorial, sovranitetin dhe tërësinë e Libisë.

Ai tha se Turqia dhe Egjipti ranë dakord për nevojën e marrjes së masave më serioze në lidhje me Gazën.

Fidan nisi të enjten një vizitë dyditore në Egjipt.

Gjatë vizitës, Fidan planifikohet të pritet nga presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë egjiptianë, sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke.

Related posts

Katari dhe Egjipti diskutojnë përpjekjet për uljen e tensioneve në rajon

Muhamet Ramadani

Hiqen kamerat ilegale në Shtërpcë

Muhamet Ramadani

Një vit pas marrjes së vendimit, ende nuk ka datë për hapjen e urës në Ibër

admin