RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hiqen kamerat ilegale në Shtërpcë

hiqen-kamerat-ilegale-ne-shterpce

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka njoftuar se i ka konfiskuar kamerat ilegale në Komunën e Shtërpcës, në koordinim me Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës.

AIP-ja ka deklaruar të enjten se largimi i tyre u bë pas inspektimeve të bëra, ndërsa ka thënë se do t’i trajtojë të gjitha shkeljet e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Kjo do të bëhet me qëllim të sigurimit të privatësisë së qytetarëve.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi ka konfiskuar kamerat ilegale në Komunën e Shtërpcës. Agjencia për Informim dhe Privatësi pas inspektimeve të bëra sipas planit të inspektimeve, në koordinim me Prokurorinë dhe Policinë e Republikës së Kosovës, ka larguar dhe konfiskuar sot kamerat të cilat kanë qenë të vendosura në kundërshtim me kriteret ligjore në hapësirat publike të Komunës së Shtërpcës”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.

Related posts

Ofensiva tokësore e Ukrainës në Rusi, Garda Kombëtare përforcon centralin bërthamor në Kursk

admin

Policia izraelite arreston 9 protestues në Tel Aviv gjatë një tubimi kundër dhunës së pushtuesve në Bregun Perëndimor

Hevzi

Protesta në Londër në mbështetje të grupit ‘Palestine Action’, disa të arrestuar

admin