RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump konfirmon se aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln do të zëvendësohet në Lindjen e Mesme

trump-konfirmon-se-aeroplanmbajtesja-uss-abraham-lincoln-do-te-zevendesohet-ne-lindjen-e-mesme

Presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmoi të premten se aeroplanmbajtësja amerikane USS Abraham Lincoln po zëvendësohet në Lindjen e Mesme, pas shqetësimeve lidhur me kushtet e zgjatura të dislokimit me të cilat përballen marinarët amerikanë, transmeton Anadolu.

“Anija po lëviz tani, ose shumë shpejt, dhe po zëvendësohet me një anije tjetër shumë të ngjashme”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet për shqetësimet e ngritura nga familjet e pjesëtarëve të shërbimit në bordin e Lincolnit.

I pyetur nëse dislokimi ka zgjatur shumë, Trump u përgjigj: “Jo. As afër”.

SHBA-ja planifikon të dërgojë aeroplanmbajtësen USS George Washington në Lindjen e Mesme për të zëvendësuar Lincolnin, si pjesë e një rotacioni të planifikuar më herët, raportoi të enjten The Wall Street Journal.

Sipas gazetës, Lincoln është dislokuar për më shumë se 250 ditë dhe nuk ka bërë ndalesë në port gjatë 200 ditëve të fundit.

Aeroplanmbajtësja filloi dislokimin në nëntor dhe u ridrejtua drejt Lindjes së Mesme në janar, para luftës së SHBA-së me Iranin.

Lëvizja e fundit erdhi pasi senatori Richard Blumenthal ngriti shqetësime në një letër drejtuar Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Sekretarit në detyrë të Marinës Hung Cao, duke iu referuar raportimeve për mungesa të furnizimeve bazë, ndotje të ujit, probleme me hidraulikën, përkeqësim të shëndetit mendor, shqetësime për sigurinë në kuvertë dhe probleme me dërgesat postare që kanë vonuar për muaj të tërë pakot e dërguara nga familjarët.

Related posts

IGFM: Situatë katastrofike për të burgosurit politikë bjellorusë

admin

Sinani: Mbi 6 mijë shqiptarëve iu hoq e drejta e votës në zgjedhjet e 17 dhjetorit

admin

Ligji ndërkombëtar në ‘pikë kritike’ për shkak të konflikteve, sipas një sondazhi

Muhamet Ramadani