RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kolona të gjata në kufi, deri në 3 orë pritje në Merdarë

kolona-te-gjata-ne-kufi,-deri-ne-3-ore-pritje-ne-merdare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar sot të dhënat për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë regjistruar në dalje nga Kosova, ku në disa pika qytetarët po përballen me vonesa të konsiderueshme.

Në pikën kufitare në Merdarë, pritjet në dalje arrijnë deri në 180 minuta, ndërsa kolona e automjeteve raportohet të jetë rreth 2000–2500 metra.

Ndërkohë, në Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë deri në 20 minuta, me kolonë rreth 200 metra.

Në pikat e tjera kufitare të Kosovës, situata paraqitet më e qetë, me pritje për hyrje dhe dalje që nuk kalojnë 10–15 minuta.

Related posts

Idlib, populli në tenda pret Ramazanin nën hijen e fatkeqësive natyrore dhe koston e lartë

Muhamet Ramadani

Maqedoni e Veriut, presidenti Pendarovski pret në takim kryeministrin kroat

admin

Shtyhen seancat gjyqësore në Pallatin e Drejtësisë për shkak të temperaturave të ulëta

Muhamet Ramadani