RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Idlib, populli në tenda pret Ramazanin nën hijen e fatkeqësive natyrore dhe koston e lartë

idlib,-populli-ne-tenda-pret-ramazanin-nen-hijen-e-fatkeqesive-natyrore-dhe-koston-e-larte

Pas tërmetit dhe fatkeqësisë së përmbytjeve në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë, njerëzit, të cilët e pritën me vuajtje muajin e Ramazanit, po përballen edhe me koston e lartë të jetesës.

Civilët që kaluan edhe një Ramazan tjetër larg shtëpive të tyre dhe në tenda të improvizuara në Idlib, ku u strehuan miliona civilë, është bërë më e vështirë me fatkeqësitë natyrore që kanë goditur rajonin javët e fundit.

Dhjetëra mijëra familje mbetën të pastreha në rajonin me qendër në Kahramanmaraş, ku u përjetuan shkatërrime të mëdha nga tërmetet e 6 shkurtit.

Miliona civilë, të cilët kanë paguar çmimin e rëndë të luftës civile 13-vjeçare në rajon, jetojnë në pragun e varfërisë.

Ndërkohë që thirrjet për ndihmë humanitare nga organizatat joqeveritare janë të pamjaftueshme, rritja e shkallës së papunësisë i vështirësoi kushtet e jetesës.

Fatkeqësitë e përmbytjeve të përjetuara javën e kaluar thelluan vuajtjet e njerëzve në rajon.

– “Tendat tona u shqyen nga shiu dhe stuhia”

Fewziye Muhammed, e cila u zhvendos nga pushtimi i rajonit Maarat al-Numan në Idlib nga forcat e regjimit të Asadit, për Anadolu tha se po e kalojnë muajin e Ramazanit në kushte të vështira.

Muhammed, nënë e 7 fëmijëve tha: “Kemi vështirësi në furnizimin e përditshëm me ushqim. Tendat tona u shqyen për shkak të shiut të dendur dhe stuhive javët e fundit”.

Majid Muhammed, banor i kampit të tendave në Ma’arrat Misrin në veri të Idlibit tha se ata nuk kishin asnjë burim të ardhurash dhe se në kamp nuk arriti ndihma humanitare.

– “Iftarin dhe syfyrin e bëjmë vetëm me ndihma”

Ahmed Ibrahim, i cili u shpërngul me forcë nga rrethi Marratinnuman, ku jetonte 3 vjet më parë si pasojë e sulmeve të forcave të regjimit të Asadit, tha se Ramazanin e kalon në kushte të vështira.

Duke thënë se kishte vështirësi të gjejë punë, Ibrahimi tha: “Ankohemi se produktet ushqimore janë shumë të shtrenjta. Ne bëjmë iftar dhe syfyr vetëm me ndihma”.

⁃ “Jeta nuk shkon kështu”

Muhammed Khalid, i cili migroi nga vendbanimi Jinderes për shkak të tërmetit dhe u vendos në kampin Keferbinni në veri të Idlibit tha se ka humbur vendin e punës nga tërmeti.

Sipas tij, 7 persona jetojnë në një tendë. “Ne jetojmë në të njëjtën tendë me babanë tim. Unë kam nevojë për një tendë të veçantë. Papunësia është shumë e vështirë, nuk është diçka me të cilën jam i mësuar”, u shpreh Khalid.

Ai tha se është shumë shtrenjtë të hapësh përsëri punishte. “Do të doja të hapja përsëri punishten time. Do të punoja. Jeta nuk shkon kështu”, tha Khalid.

Related posts

Sulmi me 4 të plagosur në Sidnei, policia australiane konfirmon se ishte ‘akt terrorist’

admin

Sveçla e Krasniqi bashkë në aksionin e radhës kundër strukturave ilegale

admin6

Kurti: E shpërndajmë Kuvendin e shkojmë në zgjedhje, por s’ka pse të rrëzohet Qeveria

admin