RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

A mund të ketë paqe, teksa ky neo-fashist bën hapur thirrje për gjak?

a-mund-te-kete-paqe,-teksa-ky-neo-fashist-ben-hapur-thirrje-per-gjak?

Ben Gvir: “Duhet të vrasim 30-40 njerëz çdo natë në Gaza!”

Ndërsa i dërguari amerikan Jared Kushner zhvillonte takimin e tij të parë me kreun e Hamasit, Khalil al-Hayya, në qytetin egjiptian El-Alamein, në Izrael po ndodhte diçka tjetër.

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, po kërkonte hapur vrasjen e dhjetëra palestinezëve çdo natë, pa asnjë dallim nëse përbëjnë kërcënim apo jo. Kjo nuk është një deklaratë e një politikani të dorës së dytë.

Ben Gvir mban një nga portofolet më të rëndësishme të sigurisë në Izrael. Ai kontrollon burgjet dhe policinë. Megjithëse nuk ka autoritet të drejtpërdrejtë mbi ushtrinë, zëri i tij ka peshë në kabinetin e sigurisë. Dhe ky zë po kërkon hapur atë që ekspertët e quajnë krim lufte.

“Duhet të kryejmë vrasje të synuara në Gaza, duke eliminuar 30-40 vetë çdo natë”, tha Ben Gvir në podcast-in e ish-të burgosurit Rom Braslavski. “Dhe jo vetëm ata që përbëjnë kërcënim të menjëhershëm. Jo. Atje ka njerëz atje që nuk janë të denjë për të jetuar. Ata s’duhet të jetojnë. Ata nuk janë as njerëz…”, shtoi ai.

Fjalët e tij janë shokuese, por edhe më shqetësues është konteksti. Ben Gvir nuk flet vetëm për luftë. Ai flet për shfarosje. Dhe kjo ndodh pikërisht në momentin kur diplomatët amerikanë po mundohen të bindin Hamasin për çarmatim, duke i premtuar se Izraeli do të ndalojë sulmet dhe do të tërhiqet.

Në takimin e së dielës, Kushner i kërkoi Hamasit të fillojë çarmatimin, ndërsa Hamasi kërkoi angazhim publik të Netanyahut për planin e paqes. Një diplomat arab i tha gazetës izraelite “Times of Israel:, se Hamasi nuk do të lëvizë pa një garanci të qartë nga kryeministri izraelit.

Por si mund të besojë Hamasi në garanci të tilla, kur ministri i Sigurisë izraelite flet hapur për vrasje sistematike dhe pastrim etnik? Mbi të gjitha, Ben Gvir nuk u ndal vetëm te vrasjet.

Ai bëri thirrje për emigrim masiv të palestinezëve nga Gaza dhe ripopullim të enklavës me kolonë izraelitë – një propozim që ligji ndërkombëtar e cilëson si pastrim etnik. “Unë e shoh të gjithë Gazën si të jona. Pra vendbanimet jo vetëm në Gush Katif, por në të gjithë Gazën. Ndaj inkurajoj sa më shumë emigrim, duke i dërguar në vendet e tyre. Ndërsa për terroristët asnjë emigrim, asgjë, duhet vetëm t’i vrasim një nga një!”, theksoi ai.

Vendet arabe dhe muslimane nuk kanë qëndruar duarkryq. Egjipti, Katari, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Turqia, Pakistani dhe Indonesia kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, duke e cilësuar refuzimin e Izraelit për të ecur përpara me planin e paqes si “përgjegjësi të drejtpërdrejtë për prishjen e përpjekjeve për paqe”.

Ata kërkojnë angazhim aktiv të SHBA-së për të siguruar pajtueshmërinë e Izraelit. Por pyetja mbetet: çfarë mund të bëjë Amerika kur një pjesë e qeverisë izraelite flet hapur për gjenocid?

Por ndërsa diplomatët diskutonin, ushtria izraelite vazhdonte sulmet. Të dielën, dy sulme ajrore në Khan Yunis dhe Nuseirat plagosën disa persona. Një tank izraelit u godit nga një pajisje shpërthyese e Hamasit – një shkelje e armëpushimit që ushtria e cilësoi si të tillë.

Bordi i Paqes shpresonte të fillonte dorëzimin e parë të armëve nga Hamasi në javët në vijim. Por një diplomat arab shpreh dyshime se kjo do të ndodhë para zgjedhjeve izraelite të 27 tetorit. Dhe pastaj – një ose dy muaj të tjerë pezullimi, derisa të formohet qeveria e re.

Deklaratat e Ben Gvir-it ngrenë një pyetje themelore: a mund të flitet seriozisht për paqe kur Ministri i Sigurisë izraelite kërkon vrasjen e dhjetëra njerëzve çdo natë, jo sepse janë kërcënim, por sepse “nuk janë të denjë për të jetuar”?

Derisa Netanyahu të distancohet qartë nga këto deklarata dhe të angazhohet publikisht për planin e paqes, çdo përpjekje diplomatike rrezikon të mbetet një iluzion. tesheshi

Related posts

Palestinë: Qindra kolonë sionistë përdhosin xhaminë al-Aksa

admin

Kurti e konsideron naive qasjen e Perëndimit ndaj Serbisë

admin

Aksioni në Veri, SHBA vlerëson përkushtimin e Presidentes për një koordinim me bashkësinë ndërkombëtare

admin