RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Muslimanët në Londër luten për shi, ndërsa Evropa përballet me thatësirë dhe temperatura të larta

muslimanet-ne-londer-luten-per-shi,-ndersa-evropa-perballet-me-thatesire-dhe-temperatura-te-larta

Qindra muslimanë u mblodhën të dielën në Xhaminë në Lindje të Londrës për faljen e namazit të shiut, (Salat al-Istisqa), në një kohë kur Anglia po përballet me thatësirë dhe temperatura të larta.

Namazi u zhvillua në kuadër të Ditës Kombëtare të Lutjes për Shi dhe u udhëhoq nga imami i ftuar, Shejh Rashid Khan.

Salat al-Istisqa është një lutje islame që falet në periudha thatësire, me kërkesë për shi, mëshirë dhe lehtësim.

Organizatorët theksuan gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së burimeve natyrore dhe shmangies së shpërdorimit të ujit.

Anglia është përballur me kushte jashtëzakonisht të nxehta dhe të thata, me temperatura që kanë kaluar 38 gradë Celsius. Situata ka përkeqësuar thatësirën dhe ka rritur rrezikun për zjarre pyjore në Angli dhe Uells. /mesazhi

Related posts

Drejtori i CIA-s sot në Kosovë

Muhamet Ramadani

Irlanda “e tmerruar dhe e tronditur” nga trajtimi izraelit ndaj aktivistëve të flotiljes që po shkonte në Gaza

Kushtrim Guraj

Termocentrali i vetëm i Gazës ndërpret funksionimin për shkak të mungesës së karburantit

admin