RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Termocentrali i vetëm i Gazës ndërpret funksionimin për shkak të mungesës së karburantit

termocentrali-i-vetem-i-gazes-nderpret-funksionimin-per-shkak-te-mungeses-se-karburantit

Termocentrali i vetëm i Gazës tha të shtunën se do të ndërpresë punën për shkak të mungesës së burimeve të karburantit.

Në një deklaratë, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike të Gazës theksoi se mbyllja do të prekë të gjitha objektet jetike dhe familjet në brez, duke përkeqësuar situatën humanitare.

“Termocentrali në Gaza ka ndaluar për shkak të mungesës së karburantit”, tha Mohammed Thabet, zëdhënës i kompanisë së energjisë elektrike.

Kompania u bëri thirrje të gjitha palëve përkatëse që të ndërhyjnë urgjentisht dhe të lejojnë hyrjen e dërgesave të karburanteve të nevojshme për funksionimin e termocentralit.

Nafta për termocentralin zakonisht dërgohet me kamion nga Egjipti ose Izraeli, të cilat e kanë mbajtur nën bllokadë enklavën që nga viti 2007.

Sipas të dhënave nga agjencia humanitare e OKB-së, OCHA, 2.3 milionë banorët e Gazës përjetojnë mungesa të rregullta të energjisë dhe javën e kaluar morën mesatarisht 10 orë energji elektrike në ditë ndërsa nga sot kjo bie në 4 orë në ditë energji elektrike.

Related posts

VIDEO/ Shpërthime në Bagdad, zjarr në çatinë e një hoteli nga sulmi me raketë

admin

OKB: Rreth 1.000 migrantë humbën jetën në Mesdhe gjatë vitit 2026

RTI

Rusia angazhon të burgosur për luftë në Ukrainë

admin