RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UKMTO: Një anije u godit nga një “predhë e panjohur” në Ngushticën e Hormuzit

ukmto:-nje-anije-u-godit-nga-nje-“predhe-e-panjohur”-ne-ngushticen-e-hormuzit

Një anije u godit nga një predhë e panjohur teksa po kalonte në dalje përmes Ngushticës së Hormuzit, njoftoi në orët e para të së martës Qendra e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), transmeton Anadolu.

“Zyrtari i Sigurisë së Kompanisë raportoi se anija u godit nga një predhë e panjohur gjatë kalimit në dalje përmes Ngushticës së Hormuzit. Goditja shkaktoi dëmtime në dhomën e motorit dhe la të plagosur një anëtar të ekuipazhit”, thuhet në deklaratë.

UKMTO tha se pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit po ndihmohen nga Roja Bregdetare e Omanit.

Sipas njoftimit, nuk është raportuar ndonjë ndikim mjedisor, ndërsa autoritetet po hetojnë incidentin.

UKMTO u bëri thirrje anijeve që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

Ngushtica e Hormuzit ka qenë skenë e rritjes së tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, duke shtuar frikën për ndërprerje të transportit detar dhe furnizimeve globale me energji, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për të konsoliduar mirëkuptimin mbi lirinë e lundrimit në këtë rrugë ujore strategjike.

Related posts

Arabia Saudite do të ndërtojë një prej aeroporteve më të mëdhenj në botë

admin

Operacionet e kërkimit-shpëtimit në kushte dimërore, ushtarët e FSK-së demonstrojnë aftësitë

admin

Armenia dhe Azerbajxhani njoftojnë të vrarë nga përplasjet në kufirin mes tyre

Muhamet Ramadani