RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite do të ndërtojë një prej aeroporteve më të mëdhenj në botë

arabia-saudite-do-te-ndertoje-nje-prej-aeroporteve-me-te-medhenj-ne-bote

Ndërsa vijon të zhvillohet si destinacion turistik, Arabia Saudite ka planifikuar që të ndërtoje edhe një nga aeroportet më të mëdhenj në botë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Mbretit Salman, që do të ndërtohet në kryeqytetin Riyadh, do të ketë të paktën gjashtë pista paralele, duke bërë të mundur kalimin e 185 milionë pasagjerëve çdo vit deri në vitin 2050.

I ndërtuar mbi aeroportin aktual ndërkombëtar “King Khalid”, struktura e re është projektuar nga Foster + Partners, të cilët e cilësuar si një “aerotropolis”.

Kjo nuk është risi për vendin që është shtëpia e aeroportit më të madh në botë, Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Fahd në Dammam, 250 milje në verilindje të Riyadh-it.

Deri në vitin 2030, drejtuesit e aeroportit synojnë që të transportojë 120 milionë pasagjerë në vit, përpara se kapaciteti të rritet me 50% gjatë dy dekadave në vijim.

Po ashtu, planifikohet trajtimi i 3.5 milionë ton ngarkesë në vit deri në vitin 2050. Seif A. Bahaa Eldin, një partner i lartë në Foster + Partners, tha në një deklaratë se qëllimi është që aeroporti të ndihmojë vetë kryeqytetin që të bëhet një “qendër globale e kreativiteti dhe inovacioni”. /a2cnn

Related posts

23 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit që i dha fund ko’nfliktit të ar’matosur në Maqedoninë e Veriut

Muhamet Ramadani

Vazhdon ngritja e çmimit të derivateve, nafta sot për 2 centë më shtrenjtë

Hevzi

Polonia pranon se ka “konflikt” me Ukrainën për eksportet e drithërave që rrjedhin në tregjet e saj

admin