RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Këtë po e bën turku”- Vuçiq letër NATO-s: I lutem Ruttes të mos e lejojë hapjen e urës së Ibrit

“kete-po-e-ben-turku”-vuciq-leter-nato-s:-i-lutem-ruttes-te-mos-e-lejoje-hapjen-e-ures-se-ibrit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar një letër në drejtim të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për t’i kërkuar që ura mbi lumin Ibër të mos hapet për qarkullim.

Për këtë plan ai e ka akuzuar Komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas.

“Këtë po e bën turku, komandanti i KFOR-it. Sot do t’i shkruaj Mark Rutes dhe shpresoj që t’i përgjigjet letrës sime dhe ta pranojë kërkesën time që kjo të mos bëhet. Për mua, ky është një turp i madh dhe një zhgënjim. Kjo na tregon se nervozizmi ka hyrë në radhët e tyre, nuk dinë se si ta detyrojnë Serbinë ta pranojë Kosovën e pavarur. Ne do të shohim se si t’i ndihmojmë popullit tonë. Ngadalë, gjërat po ndryshojnë në botë, por jo aq shpejt sa kemi pritur. Çdo ditë një popull keqtrajtohet, dëbohet nga vatrat e tij. Do të shohim se cila do të jetë përgjigjja e tyre”, ka thënë Vuçiç në Beograd.

Related posts

Gati 10 mijë objekte civile të shkatërruara nga sulmet SHBA-Izrael në Iran

Irfan Jahiu

​Fjalimi i Ramës në KiE, Kurti: Nuk mund të mbrosh Kosovën pa adresuar krimet e Serbisë

admin

Ushtarakët nga Kosova tregojnë rezultate të larta në akademitë ushtarake të Turqisë

admin