RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KEK do të eksportojë deri në 73.2 milionë euro thëngjill në Maqedoninë e Veriut

kek-do-te-eksportoje-deri-ne-73.2-milione-euro-thengjill-ne-maqedonine-e-veriut

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) do të eksportojë përgjatë tri viteve deri në 73.2 milionë euro thëngjill në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës.

Sipas njoftimit, kontrata është lidhur për herë të parë mes dy kompanive publike, KEK dhe ESM.

Çmimi i përcaktuar është 24.4 euro për ton, pa TVSH, i cili sipas Qeverisë është dukshëm më i favorshëm për KEK-un krahasuar me kontratat e mëparshme të realizuara përmes ndërmjetësuesve.

Qeveria ka rikujtuar se në eksportin e fundit të thëngjillit në Maqedoninë e Veriut, KEK-u e kishte shitur atë për vetëm 8 euro për ton, çmim që përfshinte edhe tantiemën prej 3 eurosh dhe TVSH-në prej 18 për qind.

Sipas Qeverisë, kjo kontratë nuk do të ndikojë në prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë. ESM do të jetë përgjegjëse për eskavimin dhe transportin e thëngjillit të blerë nga KEK-u.

Related posts

Të enjten në OKB mbahet seancë për Kosovën, e thirrur nga Serbia

admin

Familjet në Sudan përballen me zhvendosje, uri dhe humbje të vazhdueshme

admin

Iz’raeli su’lmon shkollën ku strehoheshin pa’lestinezë, 11 të vr’arë në Ga’za

Muhamet Ramadani