RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Të enjten në OKB mbahet seancë për Kosovën, e thirrur nga Serbia

te-enjten-ne-okb-mbahet-seance-per-kosoven,-e-thirrur-nga-serbia

Një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë do të mbahet të enjten më 8 shkurt me kërkesë të Serbisë, njoftoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS), duke iu referuar ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

Televizioni raporton se ende nuk dihet nëse seanca do të jetë e hapur për publikun apo jo.

Ambasadori i Serbisë në OKB paraqiti një kërkesë për thirrjen e seancës të hënën.

Siç thuhet, kërkesa tërheq vëmendjen për situatën në Kosovë, për të cilën Serbia thekson se është në kontrast të fortë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në kërkesë, Serbia e cilëson vendimin e Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarëve si të paligjshëm, me vlerësimin se është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”, dhe se qëllimi është “spastrimi etnik dhe zhdukja e popullsia serbe”.

Bashkësia ndërkombëtare kërkoi nga autoritetet e Kosovës që ta shtyjnë vendimin.

Related posts

KGJK shpall konkurs për 47 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore

Muhamet Ramadani

Plagosja në Fushë Kosovë, policia jep detaje

admin

Mehaj takon ish-ministrat e Mbrojtjes dhe ish-komandantët e FSK-së

Muhamet Ramadani