RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Nuk po negociojmë dhe nuk ka plan për bisedime me Iranin,” Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të mbetet në fuqi

“nuk-po-negociojme-dhe-nuk-ka-plan-per-bisedime-me-iranin,”-trump:-bllokada-amerikane-ne-hormuz-do-te-mbetet-ne-fuqi

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk ka bisedime të planifikuara me Iranin, për t’i dhënë fund luftimeve.

Përmes një postimi ne rrjetet sociale, Trump theksoi se bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit do të mbetet në fuqi edhe në vijim.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi po ashtu se kalimi detar në Ngushticën është i hapur për qarkullimin e anijeve dhe se SHBA kishte hequr të gjitha minat e vendosura nga Irani.

“Nuk ka diskutime apo biseda të vazhdueshme ose të parashikuara me Republikën Islamike të Iranit. Bllokada detare mbetet plotësisht në fuqi. Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe funksionale.” shkroi Donald Trump në Truth, sipas të cilit “të gjitha minat detare janë hequr ose shpërthyer”.

Related posts

Gjermania drejt lehtësimit të procedurave për marrjen e nënshtetësisë

admin

Lajm i keq për Meghan Markle, rrezikon një humbje prej 5 milionë dollarësh nëse nuk e shet reçelin e markës së saj para se të skadojë!

admin

OKB: 38 mijë gra dhe vajza të vrara në Gaza nga lufta

Kushtrim Guraj