RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Araghçi: SHBA-ja tani po “lutet” të negociojë me kushtet e Iranit

araghci:-shba-ja-tani-po-“lutet”-te-negocioje-me-kushtet-e-iranit

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghçi, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë dështuar në përpjekjen për ta detyruar Iranin të dorëzohet dhe se tani po kërkojnë negociata sipas kushteve të Teheranit.

“Qëllimi i SHBA-së në luftë ishte ta detyronte Iranin të dorëzohej, por ne nuk do të dorëzohemi”, tha Araghçi, sipas mediave iraniane.

Ai pretendoi se Uashingtoni tani po kërkon të negociojë me Iranin mbi bazën e kushteve të vendosura nga Teherani.

“Amerika tani po lutet të negociojë me ne sipas kushteve tona”, tha ai.

Araghçi vlerëson marrëveshjen

Araghçi tha se memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar mes Iranit dhe SHBA-së përmban “13 pika në favorin tonë dhe vetëm një në favor të tyre”.

Ai akuzoi Izraelin se ka bërë gjithçka të mundur për ta minuar marrëveshjen dhe për të penguar zbatimin e saj.

Deklaratat e ministrit iranian vijnë në një kohë kur përpjekjet për të ringjallur mirëkuptimin mes SHBA-së dhe Iranit kanë ngecur. Sipas Reuters, Teherani ka paralajmëruar se mund të përshkallëzojë situatën ushtarakisht nëse Uashingtoni nuk e zbaton marrëveshjen e përkohshme brenda disa javësh. /mesazhi

Related posts

Japonia dërgon ekipin e dytë mjekësor në Turqi pas tërmetit

Muhamet Ramadani

Dodik vazhdon me avazin e vjetër, nderon Putinin me “medaljen e nderit”

admin

Zgjedhjet në Indi/ Modi pritet të mbajë pushtetin, por jo me rezultatin që shpresonte

admin