RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bregu Perëndimor si Aushvici! Palestinezët damkosen me numra në ballë…

bregu-perendimor-si-aushvici!-palestinezet-damkosen-me-numra-ne-balle…

Në kampet naziste, numrat ishin hapi i parë drejt kthimit të njeriut në një njësi statistikore pa fytyrë

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kryen sot një bastisje në shkallë të gjerë në Qabatiyah, jug të Jeninit, duke kontrolluar 100 ndërtesa dhe duke arrestuar dy të dyshuar për planifikim sulmesh.

Burimet palestineze raportojnë një numër shumë më të madh të arrestuarish, disa prej të cilëve u liruan të rrahur dhe me numra të shkruar me shënues në fytyrat dhe trupat e tyre. Një i ndaluar deklaroi se numrat shërbenin për t’i identifikuar gjatë marrjes në pyetje.

Haaretz raporton se ky nuk është rasti i parë. Në prill, ushtarë izraelitë kishin shkruar numra në duart e dhjetra grave palestineze në Jenin, dhe IDF e kishte pranuar si një “gabim gjykimi”.

Tani, praktika përsëritet – një shenjë kjo se nuk bëhet fjalë për gabim, por për tolerancë institucionale. Gjatë operacionit, IDF shpërndau fletushka paralajmëruese kundër “terrorizmit”.

Pas disa orësh, forcat u tërhoqën, por lanë pas njerëz të damkosur me numra. Haaretz thekson se ky aksion është pjesë e një fushate më të gjerë për rikthimin e katër vendbanimeve të evakuuara në veri të Bregut Perëndimor sipas planit të 2005-ës – tre prej tyre tashmë të rikrijuara dhe e katërta në proces.

Qeveria aktuale ka legalizuar 104 vendbanime e pika të reja në të gjithë Bregun Perëndimor, 19 prej tyre në veri, ku jetojnë mbi 720,000 palestinezë.

Shënimi i të burgosurve me numra nuk është një masë organizative. Por një akt simbolik që zhvesh individin nga emri, historia dhe dinjiteti. Krahasimi me Aushvicin nuk është hiperbolë.

Në kampet naziste, numrat ishin hapi i parë drejt kthimit të njeriut në një njësi statistikore pa fytyrë. Kur një ushtri moderne përsërit të njëjtën logjikë, ajo kalon një vijë të kuqe morale.

Përsëritja e kësaj praktike brenda pak muajsh (prill dhe gusht) dëshmon se nuk është “gabim” i rastësishëm, por procedurë e toleruar nga komanda.

Paralelizmi forcohet nga konteksti kolonial: rikthimi i vendbanimeve dhe ndërtimi i bazave të përhershme nuk janë thjesht manovra demografike, por një projekt për zhdukjen e pranisë palestineze nga veriu.

Dallimi është se në Aushvic numrat ishin të fshehur nga bota; në Bregun Perëndimor të 2026-ës, numrat shfaqen në fotot e lëshuara nga vetë viktimat, dhe ushtria izraelite i quan “gabim” por e përsërit vazhdimisht atë. tesheshi

Related posts

Ministrat e Jashtëm të tetë vendeve islame dënojnë ashpër shkeljet izraelite në Gaza

RTI

Zgjedhja e presidentit, mblidhen grupet parlamentare të Vetëvendosjes dhe PDK-së

Irfan Jahiu

GJND, filluan seancat dëgjimore në rastin ku Gjermania akuzohet se ndihmon gjenocidin e Izraelit

admin