RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zgjedhja e presidentit, mblidhen grupet parlamentare të Vetëvendosjes dhe PDK-së

zgjedhja-e-presidentit,-mblidhen-grupet-parlamentare-te-vetevendosjes-dhe-pdk-se

Afrimi i skadimit të afatit 30-ditor të përcaktuar në Kushtetutë për zgjedhjen e Presidentit, para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, ka dinamizuar aktivitetin e partive politike parlamentare.

Tëvë1 ka mësuar se Grupi Parlamentar i Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mblidhet sot në orën 14:00.

Po ashtu, edhe Grupi Parlamentar i Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të zhvillojë mbledhje nga ora 13:00.

Sipas burimeve, në këto mbledhje do të diskutohet për çështjen e zgjedhjes së presidentit, si dhe për seancën plenare lidhur me këtë proces, e cila pritet të mbahet gjatë ditës së sotme.

Related posts

Vdes një vajzë 15-vjeçare në Brezovicë, ishte duke skijuar me babanë e saj

admin

Kosova anëtare themeluese e Bordit të Paqes/ Çka i shkroi Trump, Osmanit?

RTI

Erdoğan: Greqia “e parehatshme” me anijen e re turke të shpimit në Mesdheun Lindor

admin