RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrat e Jashtëm të tetë vendeve islame dënojnë ashpër shkeljet izraelite në Gaza

ministrat-e-jashtem-te-tete-vendeve-islame-denojne-ashper-shkeljet-izraelite-ne-gaza

Ministrat e Jashtëm të Katarit, Jordanisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Indonezisë, Pakistanit, Turqisë, Arabisë Saudite dhe Egjiptit kanë dënuar “ashpër” shkeljet izraelite të marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës, të cilat kanë çuar në vrasjen dhe plagosjen e “më shumë se një mijë” palestinezëve.

Në një deklaratë të publikuar nga ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, ministrat theksuan se këto shkelje rrezikojnë “përshkallëzimin e tensioneve dhe minimin e përpjekjeve për konsolidimin e qetësisë dhe rikthimin e stabilitetit”.

Sipas deklaratës, shkeljet e përsëritura përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për procesin politik dhe pengojnë përpjekjet në vazhdim për krijimin e kushteve të përshtatshme për kalimin në një fazë më të qëndrueshme në Rripin e Gazës, si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në atë humanitar.

Ministrat u bënë thirrje gjithashtu Izraelit dhe Hamasit që të përmbushin përgjegjësitë e tyre dhe të tregojnë “përmbajtjen maksimale”.

Në përfundim, ata theksuan domosdoshmërinë e avancimit drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, të bazuar në të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje dhe shtetësi, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe iniciativën arabe të paqes. /mesazhi

Related posts

Policia apelon për kujdes në rrugën Pejë–Rugovë, shkak shembja e gurëve pas reshjeve

Kushtrim Guraj

Presidenti sirian mbërrin në Rusi për bisedime me Putinin

Irfan Jahiu

Erdoğan dhe Zelenskyy diskutojnë zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë, marrëveshjen e drithit

admin