RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Revolta që po nxit në popull Territoralja socialiste

revolta-qe-po-nxit-ne-popull-territoralja-socialiste

I moshuari në Maliq nxjerr armën…bastunin e tij!

Refuzimi për Territorjalen socialiste me mbylljen e disa bashkive, mes tyre dhe atë të Maliqit, ka sjellë një skenë të pazakontë.

Një i moshuar, banor i një prej fshatrave të zonës, hyri në një mbledhje të Këshillit Bashkiak dhe u tundi bastunin e tij krerëve të Këshillit në formë zemërimi e jo vetëm.

Reiz Petritaj shpjegoi arsyet e aktit të tij, duke thënë se Bashkia e Maliqit nuk duhet të mbyllet për t’u bashkuar me atë të Korçës.

“Unë u bëra i revoltuar për arsyen, sepse unë jam nga fshati Selcë. Me kanë ikur të shumtët e njerëzve jashtë shtetit. Kur i kanë mundësitë të jetojnë këtu dhe kanë dëshirë të jetojnë. Një prej mbesave kam, fëmijë skam, se s’jam martuar, se ashtu ka qenë problemi.

Problemi këtu është korrupsioni i pallogaritshëm. Po këtë revoltë që kisha sot unë mora vesh që do bëhej atje në Lozhan takim dhe shkova. Erdhën në Lozhan, ranë dakord të tërë në Lozhan që të mos prishet Bashkia e Maliqit.

Ashtu edhe në Libonik, kudo kështu. Tani këto lojëra se si janë, nuk e di. Unë kur vajta që u revoltova atje, vajta e dëgjova, erdha edhe në këshill të shihja çfarë bëhej. Kishim folur kudo që të mos prishet Bashkia e Maliqit. Këshilltarët që kishin folur andej që mos shkrihet bashkia këtu ikën.

Edhe drejt me thënë kalova në ekstrem për moshën që kam. I shtyva kështu. Tani problemi është se Maliqi nuk duhet të prishet. I çoj mesazh Kryetarit të Parlamentit që ka bërë shumë me Bashkinë e Maliqit, që kanë bërë korrupsionin në ujërat, se kanë marrë hidrocentralet, se kam kërkuar informacion për të gjitha, kam kërkuar këto që kanë bërë.

Nuk e mbyllin dot. Ta dinë! U bëj thirrje edhe protestuesve që kanë dalë atje. Jam gati të vete po s’vete dot! Mu dha rasti këtu, jo mu dha rasti se e kërkova vetë, po u them që nuk do ta gëzojë dot Kryetari i Parlamentit korrupsionin që ka bërë me Bashkinë e Maliqit. Nuk e gëzon dot”, tha ai për TCH. /tesheshi

Related posts

Incidenti në Serbi, MPJD apelon të shmanget lëvizja përmes territorit serb

admin

Paralajmërohet “grevë e heshtur” nga mësimdhënësit

Muhamet Ramadani

Libani synon kredi për rimëkëmbjen energjetike

admin