RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i NATO-s rikonfirmon mbështetjen e aleancës për Bullgarinë mes shqetësimeve për kërcënimin nga Irani

shefi-i-nato-s-rikonfirmon-mbeshtetjen-e-aleances-per-bullgarine-mes-shqetesimeve-per-kercenimin-nga-irani

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka rikonfirmuar mbështetjen e aleancës për Bullgarinë dhe gatishmërinë për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi ndaj vendeve anëtare të NATO-s, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin bullgar, Rumen Radev, transmeton Anadolu.

Sipas një Këshillit të Ministrave të Bullgarisë, raporton agjencia shtetërore bullgare të lajmeve BTA, Radev dhe Rutte diskutuan situatën e sigurisë në Evropë, duke u përqendruar te rreziku i mundshëm i veprimeve agresive nga Irani.

Rutte konfirmoi mbështetjen e plotë të NATO-s dhe gatishmërinë e forcave dhe kapaciteteve mbrojtëse të aleancës në rajon për t’iu përgjigjur dhe neutralizuar çdo kërcënim ndaj vendeve anëtare të NATO-s.

Ai gjithashtu iu referua kapjes së suksesshme së fundmi të raketave balistike që po drejtoheshin drejt Turqisë, si dëshmi e gatishmërisë së NATO-s për të ofruar mbrojtje.

Sipas njoftimit, çdo sulm ndaj një vendi anëtar të NATO-s do të trajtohet si sulm ndaj të gjithë aleancës, ndërsa do të pasojnë masat e parashikuara në Traktatin e Atlantikut të Veriut.

Biseda u zhvillua pas një raportimi të Financial Times, sipas të cilit forcat iraniane kishin shqyrtuar mundësinë e goditjes së objekteve ushtarake amerikane në Bullgari, bazuar në informacionet e dy personave pranë regjimit iranian.

Autoritetet bullgare thuhet se kanë rritur masat e sigurisë në bazën ajrore Bezmer, e cila ishte miratuar për përdorim nga avionët amerikanë të furnizimit me karburant. Megjithatë, autoritetet thanë se nuk kishte kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë kombëtare.

Related posts

Shpresat për paqe në Jemen rriten ndërsa Houthi-t shkojnë për bisedime në Riad

Muhamet Ramadani

VIDEO/ Vdiqën 14 persona në aksidentin ajror, pamjet tronditëse nga SHBA! Momenti kur motori i avionit shpërthen në ngritje

admin

“Oficeri rezervist izraelit kryen vetëvrasje pasi ishte përfshirë në gjenocidin në Gaza”

admin