RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza pa hapësira për varrime, familjet përballen me mungesë varrezash

gaza-pa-hapesira-per-varrime,-familjet-perballen-me-mungese-varrezash

Ndërsa familjet palestineze vazhdojnë të marrin trupat e të afërmve të vrarë, Gaza po përballet me mungesë gjithnjë e më të madhe të hapësirave për varrime.

Lufta e Izraelit në Gaza ka bërë që mijëra trupa të varrosen në vende të improvizuara. Varrezat janë mbipopulluar me viktima, ndërsa shumë varre shënohen vetëm me një gur dhe një copë letër ku shkruhet emri i të ndjerit.

Palestinezët e vrarë janë varrosur në kopshte, tenda, si dhe në hapësirat e kampeve të zhvendosjes, shkollave dhe spitaleve.

Mungesat e materialeve të nevojshme për varrime, përfshirë gurët e varreve, kanë sjellë edhe rritje të çmimeve.

Sipas raportimeve, Izraeli ka shkatërruar më shumë se 40 varreza në të gjithë Gazën që nga 7 tetori 2023. /mesazhi

Related posts

Izraeli nuk dëgjon SHBA-në, vazhdon kolonizimin e Bregut Perëndimor

admin

12 të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor pavarësisht armëpushimit

Kushtrim Guraj

Lavrov: Putini do të vizitojë Kinën këtë vit

admin