RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli nuk dëgjon SHBA-në, vazhdon kolonizimin e Bregut Perëndimor

izraeli-nuk-degjon-shba-ne,-vazhdon-kolonizimin-e-bregut-perendimor

Ministri izraelit i Financave ka refuzuar kritikat amerikane për kolonizimin e Bregut Perëndimor dhe ka premtuar se do të legalizojë dhjetëra shtëpi izraelite që janë ndërtuar në territorin e pushtuar.

SHBA-ja ka kundërshtuar planet e Izraelit për ndërtimet e reja në Bregun Perëndimor, por ministri izraelit Bezalel Smotrich ka thënë se qeveria e tij ka qartësuar pozitën e vet para amerikanëve dhe se mosmarrëveshjet janë të lejuara edhe mes miqve.

Smotrich, ultranacionalist, ka premtuar autoritet në lidhje me organizatën që mbron kolonizimin e Bregut Perëndimor.

Ai ka premtuar se sapo të marrë pushtetin e plotë, do të normalizojë jetën për më shumë se 500 mijë izraelitë që janë vendosur në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Ky territor qeveriset nën ligjet ushtarake. Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor në luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1967.

Palestinezët e shohin Bregun Perëndimor si territor në të cilin do të formojnë shtetin e tyre të pavarur.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, së fundmi ka thënë se ishte i shqetësuar me vendimet e Izraelit, por nuk ka sinjalizuar nëse SHBA-ja do të merrte masa ndaj shtetit izraelit. /koha

Related posts

Gruaja nga Srebrenica kërkon babanë dhe vëllanë e saj prej më shumë se 30 vitesh

admin

Pacientët në Gaza në pritje, pavarësisht “rihapjes pilot” të pikës kufitare Rafah

Hevzi

Pakistani do të presë Turqinë, Arabinë Saudite dhe Egjiptin për bisedime mbi Lindjen e Mesme

RTI