RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

14-vjeçari palestinez vdes nga plagët e shkaktuara nga të shtënat izraelite në kampin Askar

14-vjecari-palestinez-vdes-nga-plaget-e-shkaktuara-nga-te-shtenat-izraelite-ne-kampin-askar

Një fëmijë palestinez 14-vjeçar ka vdekur të dielën pas plagëve të rënda të shkaktuara nga të shtënat e forcave izraelite gjatë një bastisjeje ushtarake në kampin e refugjatëve Askar Al-Jadid, në lindje të Nablusit.

Sipas burimeve mjekësore, Islami Ahmad Ajjouri u qëllua në gjoks nga forcat izraelite gjatë bastisjes së mëngjesit. Ai u dërgua për trajtim mjekësor në gjendje kritike, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe vdiq pasditen e së dielës.

Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni ushtarak izraelit në kampin e refugjatëve, në Bregun Perëndimor të pushtuar. /mesazhi

Related posts

Një grua gjendet e vdekur në një ordinancë private në Viti

Muhamet Ramadani

Maldive: Gjykata ia ndalon garimin në zgjedhje ish-presidentit Yameen

Muhamet Ramadani

OKB thotë se 100 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit 2022

admin