RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-zyrtari amerikan: Sanksionet ndaj Iranit nuk do ta rrëzojnë regjimin

ish-zyrtari-amerikan:-sanksionet-ndaj-iranit-nuk-do-ta-rrezojne-regjimin

Sanksionet e reja ndaj Iranit janë hartuar për të pasur ndikim përtej kufijve të këtij vendi, ka deklaruar Michael Mulroy, ish-zëvendësndihmës sekretar amerikan i Mbrojtjes.

Duke folur për Al Jazeera, Mulroy tha se bëhet fjalë për “sanksione dytësore”, të cilat do të prekin vendet, institucionet dhe subjektet që kanë marrëdhënie tregtare me Iranin.

Sipas tij, masat mund të prekin edhe Kinën dhe vende të tjera, si dhe institucionet financiare që përpunojnë transaksione financiare iraniane.

Mulroy tha se SHBA-ja po synon gjithashtu infrastrukturën që Irani përdor për të anashkaluar sanksionet, përfshirë flotën e fshehtë që përdoret për kontrabandimin e naftës iraniane dhe shmangien e kufizimeve.

Megjithatë, ai vlerësoi se këto masa nuk do ta rrëzojnë regjimin iranian, por mund ta dëmtojnë ndjeshëm atë dhe Gardën Revolucionare, duke kufizuar burimet e financimit.

Mulroy e lidhi shtimin e presionit përmes sanksioneve edhe me zhvillimet politike në SHBA, duke thënë se kjo qasje mund të jetë zgjedhur në vend të një përshkallëzimi ushtarak përpara zgjedhjeve të mesmandatit.

Ai shtoi se situata mund të kalojë në një fazë ushtarake nëse Irani sulmon aleatët rajonalë të SHBA-së ose objektivat amerikane. /mesazhi

Related posts

Trump dhe presidenti kolumbian Petro ulen për herë të parë përballë njëri-tjetrit, takimi pa shumë bujë në Shtëpinë e Bardhë

admin

Trump përballë DeSantis, del në pah një rivalitet i ashpër

admin

Sot Dita e Pavarësisë, Albin Kurti mesazh urimi: Si komb evropian kemi kthyer sytë te një Nëntor i Tretë

admin