RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dhjetëra të vdekur nga rrëshqitja e dheut në kryeqytetin e Guinesë pas reshjeve të dendura

dhjetera-te-vdekur-nga-rreshqitja-e-dheut-ne-kryeqytetin-e-guinese-pas-reshjeve-te-dendura

Një rrëshqitje dheu në një vendgrumbullim të madh mbeturinash në kryeqytetin e Guinesë, Conakry, vrau 30 persona dhe plagosi të paktën 22 të tjerë, pasi reshjet e dendura gjatë natës shkaktuan shembjen e vendgrumbullimit, transmeton Anadolu.

Rrëshqitja e dheut ndodhi rreth orës 02:00 sipas kohës lokale, duke përfshirë tenda dhe ndërtime të improvizuara aty pranë në komunën Gbessia, sipas The Guardian.

Qeveria tha se gjashtë persona u plagosën rëndë, ndërsa 16 të tjerë pësuan lëndime të lehta.

Ngjarja ndodhi më pak se një javë pasi autoritetet njoftuan planet për mbylljen e vendgrumbullimit dhe zhvendosjen e mbeturinave për shkak të shqetësimeve të sigurisë, veçanërisht gjatë sezonit të shirave.

Kryeministri Amadou Oury Bah vizitoi vendin të dielën për të vlerësuar dëmet dhe për të mbikëqyrur përpjekjet për përballimin e situatës.

Qeveria u bëri thirrje banorëve që “të ruajnë qetësinë, të tregojnë solidaritet dhe të ndjekin rreptësisht udhëzimet e shërbimeve të shpëtimit dhe autoriteteve kompetente”.

Ekipet e shpëtimit përdorën ekskavatorë dhe pajisje të tjera për të larguar rrënojat, ndërsa dëshmitarët thanë se rrëshqitja e dheut ishte aq e madhe saqë varrosi një ndërtesë banimi së bashku me shtëpitë e improvizuara aty pranë.

Një banore, Cire Diallo, u tha gazetarëve se pesë fëmijët e saj u vranë në fatkeqësi.

“Kam humbur të gjithë fëmijët e mi. Gjithçka që mund të bëj është t’ia besoj veten Zotit”.

Related posts

30 vjet pas gjenocidit në Ruanda, presidenti i saj fajëson komunitetin ndërkombëtar për mosveprim

admin

Shpërthimi i mjeteve të komunikimit të Hezbollahut, merret disa herë në pyetje drejtuesja e kompanisë në Hungari

admin

Kurti reagon për vendimin e fundit për vizat: Kriteret teknike ishin plotësuar moti, por kërkohej luftim i korrupsionit

admin