RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

I akuzuari si “arkitekti” i 11 Shtatorit dhe 3 të bashkëakuzuar do të gjykohen në vitin 2028

i-akuzuari-si-“arkitekti”-i-11-shtatorit-dhe-3-te-bashkeakuzuar-do-te-gjykohen-ne-vitin-2028

Khalid Sheikh Mohammed, i akuzuar si “arkitekti” i 11 Shtatorit 2001 në SHBA, dhe tre të bashkëakuzuar do të gjykohen duke filluar më 5 qershor 2028, transmeton Anadolu.

Gjykatësi ushtarak amerikan, nënkoloneli Michael Schrama, hodhi poshtë kërkesën e prokurorëve që procesi të niste në vitin 2027, raportoi Fox News.

Schrama vendosi se data e propozuar nga prokuroria, 11 janar 2027, nuk linte kohë të mjaftueshme për zgjidhjen e çështjeve paraprake të gjyqit që janë ende në pritje.

“Një datë realiste për gjyqin duhet të marrë parasysh shqyrtimin dhe zgjidhjen e kërkesave paraprake lidhur me provat dhe respektimin e procedurave”, citoi Fox News të ketë thënë Schrama.

Mohammed dhe tre të bashkëakuzuarit janë mbajtur në bazën Guantanamo që nga viti 2003, në lidhje me sulmet ku u vranë rreth 3.000 persona.

Sipas kalendarit të përcaktuar nga gjykata, përzgjedhja e trupit gjykues do të nisë më 5 qershor 2028, ndërsa deklaratat hyrëse pritet të fillojnë 30 ditë pasi anëtarët e komisionit ushtarak të jenë përzgjedhur.

Urdhri përcakton gjithashtu afatet për paraqitjen e provave, kërkesat e mbrojtjes, procedurat e kundërpërgjigjes dhe deklaratat përmbyllëse.

Mohammed, një inxhinier i arsimuar në SHBA, akuzohet se ka organizuar sulmet e 11 shtatorit, në të cilat avionë komercialë të rrëmbyer u përplasën me Qendrën Botërore të Tregtisë dhe Pentagonin, duke vrarë rreth 3.000 persona.

Related posts

Kurti: Anëtarësimi në BE nuk ka alternativë

Muhamet Ramadani

Katër anëtarë të një familjeje palestineze vriten nga zjarri izraelit në Tamun

admin

Trump pas takimit me Sharaan: SHBA-ja do të bëjë gjithçka që mundet për ta bërë Sirinë të suksesshme

Muhamet Ramadani