RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri britanik: Referendumi për bashkimin e Irlandës është “jashtë diskutimit”

kryeministri-britanik:-referendumi-per-bashkimin-e-irlandes-eshte-“jashte-diskutimit”

Kryeministri britanik, Andy Burnham, ka përjashtuar mundësinë e thirrjes së një referendumi për bashkimin e Irlandës, duke e cilësuar atë si çështje “jashtë diskutimit”, transmeton Anadolu.

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Irlandën e Veriut, Burnham u tha gazetarwve nw Belfast se votimet për Brexit-in dhe pavarësinë e Skocisë treguan se “rreziqet që burojnë nga situata të tilla kërkojnë shumë kohë për t’u tejkaluar”.

“Natyrisht, siç thashë edhe më herët, jam këtu për të dëgjuar dhe do të ndjek një qasje bashkëpunuese, por disa çështje do të jenë jashtë diskutimit dhe kjo është një prej tyre”, tha ai kur u pyet për thirrjen e një referendumi nëse Irlanda e Veriut duhet të mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar apo t’i bashkohet Republikës së Irlandës.

Në vend të kësaj, Burnham tha se fokusi duhet të jetë te shërbimet publike dhe përballimi i presioneve nga kostoja e jetesës.

“Duhet t’i zgjidhim çështjet që kemi përpara nesh, këtu dhe tani”, tha ai për BBC-në.

“Një dekadë pas referendumit për Brexit-in, mendoj se kemi pasur shumë përçarje, shumë debate dhe shumë vështrim nga e kaluara”, shtoi ai.

Related posts

“Ti sjell vetëm vdekje”: Gruaja izraelite përballet me Ben-Gvirin pas sulmit iranian me raketë

Irfan Jahiu

I jepet lamtumira e fundit ish-kryeministrit italian Berlusconi

admin

Gjatë vizitës në Kroaci, Erdogan do të inaugurojë eko-xhaminë e parë në Ballkan

admin