RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të vrarë dhe të plagosur në jug të Jemenit pas përleshjeve mes protestuesve dhe forcave qeveritare

te-vrare-dhe-te-plagosur-ne-jug-te-jemenit-pas-perleshjeve-mes-protestuesve-dhe-forcave-qeveritare

Disa persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në jug të Jemenit, pasi protestues të lidhur me separatistët janë përplasur me forcat qeveritare.

Sipas mjekëve në rajon, të paktën pesë persona humbën jetën gjatë protestave në mbështetje të Këshillit Tranzicional Jugor (STC), ndërsa shumë të tjerë u plagosën.

Forcat qeveritare thanë se persona të armatosur u përpoqën të sulmonin një ndërtesë të administratës lokale në qytetin Ataq. Ushtria përdori municion të vërtetë për të shpërndarë turmën.

Protestuesit kundërshtojnë shpërbërjen e Këshillit Tranzicional Jugor, pas bisedimeve të zhvilluara muajin e kaluar në Arabinë Saudite.

Amr al-Bidh është përfaqësues i posaçëm i presidentit për marrëdhëniet me Këshillin Tranzicional Jugor. /mesazhi

Related posts

Marko Rubio: Plani i paqes për Ukrainën është hartuar nga SHBA dhe jo nga Rusia

admin

Sot protestohet për bojkotim të produkteve serbe

admin

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim të një vajze

Kushtrim Guraj