RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Familjarët e personave të zhdukur vizitojnë lokacionin e varrit masiv në Zubin Potok

familjaret-e-personave-te-zhdukur-vizitojne-lokacionin-e-varrit-masiv-ne-zubin-potok

Familjarët e personave të zhdukur, Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur dhe Instituti për Mjekësi Ligjore kanë vizituar sot lokacionin e varrit masiv në Kalludër të Zubin Potokut.

Gjatë vizitës, familjarët dhe përfaqësuesit e institucioneve kanë vendosur lule në lokacionin e varrit masiv në Kalludër.

Vizita u realizua sot, edhe për shkak se 30 gushti, shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, e cila shënohet çdo vit për të përkujtuar personat e zhdukur.

Gërmimet nisën në fund të korrikut në fshatrat në veri të Kosovës dhe autoritetet kanë konfirmuar se në tri lokacione në Kalludër të Vogël dhe Jabukë të Zubin Potokut janë gjetur mbetjet mortore të 23 personave. Komisioni tha se viktimat ishin zhdukur me forcë gjatë luftës.

Institucionet e Kosovës dyshojnë se mbetjet mortore që u gjetën në Zubin Potok mund t’u përkasin grupit të 23 shqiptarëve që ishin zhdukur në atë pjesë të Kosovës në vitin 1999.

Related posts

Qeveria e Spanjës shpall zgjedhje të parakohshme pas humbjes në votimet lokale

Muhamet Ramadani

Macron: Njohja e shtetit palestinez nuk është tabu për Francën

admin

Shkencëtarët: Zjarret më shkatërruese se në të kaluarën

admin