RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania regjistron rritje të numrit të të papunëve në mbi 3 milionë në gusht

gjermania-regjistron-rritje-te-numrit-te-te-papuneve-ne-mbi-3-milione-ne-gusht

Numri i të papunëve në Gjermani mbeti mbi 3 milionë në gusht, ndërsa stanjacioni në tregun e punës vazhdoi pavarësisht sinjaleve të fundit pozitive ekonomike, transmeton Anadolu.

Numri i të papunëve u rrit me 54.000 krahasuar me korrikun dhe me 36.000 krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 3,061 milionë, sipas Agjencisë Federale të Punësimit..

Shkalla e papunësisë u rrit në 6,5 për qind nga 6,4 për qind sa ishte në korrik.

Kryetarja e Agjencisë Federale të Punësimit, Andrea Nahles, tha se tregu i punës nuk shfaqi ndonjë dinamikë të dukshme në gusht, përtej efekteve të zakonshme sezonale.

Numri i të papunëve në Gjermani e tejkaloi shifrën prej 3 milionësh në korrik për herë të parë që nga prilli, pjesërisht për shkak të fillimit të periudhës së pushimeve verore.

Ekonomistët thanë se rritja e vazhdueshme e papunësisë që nga korriku pasqyronte si faktorët sezonalë, ashtu edhe dobësinë ciklike të ekonomisë.

Megjithatë, shenjat e fundit të përmirësimit të aktivitetit ekonomik pritet të mbështesin tregun e punës në periudhën e ardhshme.

Related posts

Kandidati për kryetar i Partisë Konservatore në Britani: Kudsi është “kryeqyteti historik” i Izraelit

admin

Kremlini: Zelensky nuk ka reaguar ndaj thirrjes së re të Moskës për bisedimet për paqen

admin

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov në Shkup: Situata në Gaza është “shumë serioze”

Muhamet Ramadani