RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qeveria e Spanjës shpall zgjedhje të parakohshme pas humbjes në votimet lokale

qeveria-e-spanjes-shpall-zgjedhje-te-parakohshme-pas-humbjes-ne-votimet-lokale

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka shpallur të hënën zgjedhje të përgjithshme të parakohshme për 23 korrik në një veprim të papritur pasi partia e tij socialiste mori një goditje serioze në zgjedhjet lokale dhe rajonale.

Përpara debaklit të së dielës, Sánchez kishte këmbëngulur se do të përfundonte mandatin e tij katërvjeçar me partnerin e koalicionit të qeverisë së majtë United We Can, duke treguar se zgjedhjet do të mbaheshin në dhjetor.

Por ai ndryshoi mendje shpejt, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

“Unë e kam marrë këtë vendim duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura dje”, tha Sánchez nga pallati presidencial Moncloa.

Vështirësitë për Sánchez dhe partinë e tij PSOE vijnë pasi Spanja do të marrë presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian më 1 korrik.

Sanchez tha se kishte folur me Mbretin Felipe VI dhe do të mbante një takim të posaçëm të kabinetit më vonë të hënën për të shpërndarë parlamentin.

Data e zgjedhur për zgjedhjet e parakohshme vjen në mes të periudhës së pushimeve verore të Spanjës, me shumë njerëz që ka të ngjarë të jenë larg zonave të tyre të votimit.

Related posts

Kore e Jugut, një kishë nën hetim për ndërhyrje të dyshuar në zgjedhjet e vitit 2024

RTI

Çmenduri në SHBA, fitohet për Krishtlindje çmimi 1,8 miliardë dollarë në lotarinë e xhekpotit të “Powerball”!

admin

Erdogan: Hapat nga Azerbajxhani dhe Armenia drejt vendosjes së paqes së qëndrueshme janë “jashtëzakonisht të vlefshëm”

admin