RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Senatorët demokratë amerikanë i bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë planin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar

senatoret-demokrate-amerikane-i-bejne-thirrje-izraelit-te-ndaloje-planin-e-vendbanimeve-ne-bregun-perendimor-te-pushtuar

Një grup senatorësh demokratë po i bëjnë thirrje kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të anulojë projektin e planifikuar të vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar, për të cilin ata thonë se në mënyrë efektive do ta ndante territorin palestinez, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, siç raporton The Hill, të udhëhequr nga senatori demokrat i Arizonës, Ruben Gallego, 29 ligjvënës kritikuan vendimin e Izraelit për hapjen e tenderit për ndërtime në zonën E1, në lindje të Kudsit.

“SHBA-ja duhet të mbetet e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje me dy shtete që sjell paqe dhe siguri të qëndrueshme si për shtetin hebre dhe demokratik të Izraelit, ashtu edhe për një shtet të ardhshëm palestinez. Ndërtimi në E1 do të na largonte edhe më shumë nga ky synim”, shkruan demokratët

Projekti përfshin shtatë komplekse banimi me gjithsej 1.234 njësi banimi. Ministria izraelite e Ndërtimit dhe Strehimit hapi tenderin më 18 gusht, me afat deri më 19 tetor.

Senatorët paralajmëruan se projekti mund ta izolojë më tej Kudsin Lindor të pushtuar nga qendrat palestineze të popullsisë, si Betlehemi dhe Ramallahu. Projekti E1 ka mbetur i pezulluar për dekada për shkak të kundërshtimit rajonal dhe ndërkombëtar.

“Për dekada, administratat republikane dhe demokrate kanë pranuar se zhvillimi në E1 do të rrezikonte seriozisht perspektivat për një shtet palestinez. Ky shqetësim mbetet po aq urgjent edhe sot”, shkruan ligjvënësit.

Deklarata iu referua gjithashtu një letre tjetër të nënshkruar nga 44 senatorë demokratë dhe senatori i pavarur Angus King, në të cilën kërkohet veprim lidhur me dhunën e raportuar nga kolonët izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“I bëjmë thirrje qeverisë izraelite që menjëherë t’i tërheq këta tenderë, të ndalojë zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe të ndërmarrë veprime urgjente për të frenuar dhunën e kolonëve”, shkruan demokratët.

Ata paralajmëruan gjithashtu se mosndryshimi i kursit rrezikon të dobësojë pozitën ndërkombëtare të Izraelit.

Related posts

Policia britanike po kontrollon dy prona të lidhura me ish-ministrin Mandelson në kuadër të hetimit për çështjen Epstein

Hevzi

Presidenti sirian falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën “e madhe” pas tërmetit

admin

Osmani falënderon Blairin: Ju na shpëtuat nga shfarosja

admin