RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Frika nga fitorja e AfD-së, emigrantët mendojnë largimin nga Gjermania lindore

frika-nga-fitorja-e-afd-se,-emigrantet-mendojne-largimin-nga-gjermania-lindore

Shumë emigrantë në landin gjerman të Saksoni-Anhaltit po përgatiten të largohen, nga frika e një fitoreje historike të partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, në zgjedhjet rajonale të së dielës së ardhshme.

AfD-ja, e njohur për qëndrimet kundër emigracionit dhe Islamit, synon të sigurojë për herë të parë shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme. Kandidati i saj për kryeministër të landit, Ulrich Siegmund, ka premtuar nisjen e menjëhershme të një fushate dëbimesh. Ai pretendon se masat do të drejtohen vetëm ndaj personave që qëndrojnë ilegalisht në Gjermani, por retorika e fushatës ka shtuar frikën dhe pasigurinë mes komuniteteve të huaja.

Rreth 150 restorante, kioska dhe berberhane të drejtuara nga emigrantë u mbyllën përkohësisht në Magdeburg, në shenjë proteste kundër klimës në rritje të ksenofobisë. Mjeku sirian Ayman Alyoussef, i cili drejton një shërbim kardiologjie në Quedlinburg, thotë se ai dhe familja e tij përballen me armiqësi në rrugë, pavarësisht kontributit të tij në shpëtimin e pacientëve. Ai paralajmëron se mund të largohet, nëse urrejtja ndaj të huajve përhapet më tej. Ekonomistët dhe punëdhënësit paralajmërojnë se dëbimi ose largimi i emigrantëve do ta thellonte krizën demografike.

Saksoni-Anhalti ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që nga ribashkimi i Gjermanisë. Sektori shëndetësor do të goditej veçanërisht rëndë. Drejtori i klinikës në Quedlinburg deklaroi se, pa mjekët dhe infermierët me origjinë të huaj, spitali do të detyrohej të mbyllej.

Related posts

Grupi Houthi i Jemenit “bisedime konstruktive” me BE-në për sigurinë e Detit të Kuq

Muhamet Ramadani

Biden bisedon me Zelenskyn, e njofton për ndihmë të re ushtarake për Ukrainën! Zbulohet çfarë përfshin paketa e re

admin

Arrestohen dy serbë në veri – policia u gjeti dhe konfiskoi armë, flamuj serbë e emblema nacionaliste

admin