RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tetë palestinezë të tjerë vriten në Gaza, numri i përgjithshëm nga gjenocidi i Izraelit shkon në afër 73.500

tete-palestineze-te-tjere-vriten-ne-gaza,-numri-i-pergjithshem-nga-gjenocidi-i-izraelit-shkon-ne-afer-73.500

Numri i të vdekurve nga gjenocidi i Izraelit në Rripin e Gazës është rritur në të paktën 73.470, pasi tetë palestinezë të tjerë u vranë gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu.

Në raportin e përditshëm statistikor të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza thuhet se spitalet pranuan trupat e tetë viktimave, ndërsa 31 persona u plagosën gjatë së njëjtës periudhë.

Ministria tha se disa viktima vazhdojnë të mbeten nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa ekipet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk janë në gjendje t’i arrijnë.

Ajo nuk dha hollësi mbi rrethanat në të cilat palestinezët u vranë ose u plagosën, ndërsa ushtria izraelite vazhdon të shkelë marrëveshjen e armëpushimit që është në fuqi që nga 10 tetori i vitit 2025.

Ministria tha se shkeljet izraelite vetëm që nga hyrja në fuqi e armëpushimit kanë vrarë të paktën 1.334 palestinezë dhe kanë plagosur 4.429 të tjerë.

Ajo shtoi se numri i përgjithshëm i viktimave nga lufta gjenocidale e Izraelit në Gaza që nga 8 tetori i vitit 2023 ka arritur në 73.470 të vrarë dhe 174.540 të plagosur.

Krahas viktimave, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, Izraeli ka shkatërruar rreth 90 për qind të infrastrukturës civile të Rripit të Gazës, ndërsa OKB-ja ka vlerësuar se kostot e rindërtimit arrijnë në rreth 70 miliardë dollarë.

Related posts

Kosovë/ Vetëvendosja dhe LDK arrijnë marrëveshje për Presidentin, ja emri që është propozuar

admin

Macron dhe princi saudit takohen në Paris, në fokus situata në Ngushticën e Hormuzit

Muhamet Ramadani

Ministri i Jashtëm turk takohet me kreun e Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës

admin