RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron dhe princi saudit takohen në Paris, në fokus situata në Ngushticën e Hormuzit

macron-dhe-princi-saudit-takohen-ne-paris,-ne-fokus-situata-ne-ngushticen-e-hormuzit

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë në Paris princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, për një vizitë dyditore që nis sot.

Gjatë vizitës, dy liderët pritet të diskutojnë planet për zhvillimin e rrugëve alternative ndaj Ngushticës së Hormuzit, sipas zyrtarëve të presidencës franceze.

Propozimet përfshijnë rritjen e tregtisë përmes porteve të Omanit jashtë Gjirit, zgjerimin ose dyfishimin e tubacioneve në Arabinë Saudite dhe vende të tjera, si dhe zhvillimin e lidhjeve të reja hekurudhore.

Të hënën pasdite, Macroni dhe princi i kurorës saudit do të drejtojnë takimin e parë të Këshillit të Partneritetit Strategjik Saudit-Francez.

Zyra e Macronit tha se dy liderët do të diskutojnë “çështjet kryesore rajonale, në një kontekst që kërkon koordinim të ngushtë mes Francës dhe partnerëve të saj të Gjirit për të nxitur stabilitetin dhe paqen” në Lindjen e Mesme. /mesazhi

Related posts

Ushtria izraelite arreston 21 palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Erdogan: Turqia do të bëjë gjithçka për paqe në Iran

Muhamet Ramadani

Kosovë, 155 çifte janë shkurorëzuar vetëm gjatë janarit 2024

admin