RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Evis Sala, njofton dorëheqjen

ministrja-e-shendetesise-dhe-mireqenies-sociale-e-shqiperise,-evis-sala,-njofton-doreheqjen

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Evis Sala, ka njoftuar dorëheqjen nga posti që mban prej një viti, transmeton Anadolu.

Në një reagim në rrjetet sociale, Sala ka konfirmuar se sot ishte mbledhja e saj e fundit si anëtare e kabinetit qeveritar të Shqipërisë, duke shtuar se ka pranuar disa angazhime të tjera ndërkombëtare në fushën e saj profesionale.

“Një vit më parë mora përsipër me përgjegjësi të madhe detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, një fushë plot sfida e vështirësi. I jam mirënjohëse Kryeministrit Edi Rama për besimin dhe mbështetjen, si dhe çdo mjeku, infermieri, profesionisti dhe punonjësi të sistemit të shëndetësisë e mirëqenies sociale që punoi çdo ditë për ta bërë sistemin më të mirë”, është shprehur ajo.

Prej shtatorit të vitit 2025, Evis Sala ka mbajtur postin e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Related posts

Vdiq në vendin e punës, i jepet lamtumira e fundit rreshterit të FSK-së

admin

Suedia u heq tabletat fëmijëve në shkolla: pengojnë formimin mendor

admin

Italia nënshkruan marrëveshje miliarda dollarëshe për gazin me Libinë

Muhamet Ramadani