RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti kinez mbështet arkitekturën e re të sigurisë në Lindjen e Mesme

presidenti-kinez-mbeshtet-arkitekturen-e-re-te-sigurise-ne-lindjen-e-mesme

Presidenti i Kinës, Xi Jinping mbështeti sot vendet e Lindjes së Mesme në ndërtimin e një arkitekture të re sigurie dhe tha se çështja palestineze nuk duhet të margjinalizohet, transmeton Anadolu.

Xi i bëri këto komente gjatë bisedimeve në nivel samiti me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në Kajro, raportoi Agjencia Shtetërore e Lajmeve Xinhua e Kinës.

“Kina mbështet vendet rajonale në ndërtimin e një arkitekture të re sigurie për Lindjen e Mesme”, tha Xi duke kundërshtuar ndërhyrjen e jashtme në rajon.

“Njerëzit e Lindjes së Mesme duhet të mbeten zotër të punëve të tyre dhe ndërhyrjet e jashtme duhet të refuzohen”, tha ai duke i bërë thirrje Kinës dhe Egjiptit që “të kundërshtojnë së bashku unilateralizmin dhe aktet e ngacmimit”.

Xi bëri thirrje për një “zgjidhje gjithëpërfshirëse për sigurinë e përbashkët” në rajon dhe tha se çështja palestineze “mbetet thelbi i çështjes së Lindjes së Mesme, nuk duhet të anashkalohet ose të margjinalizohet kurrë”.

Ai bëri thirrje për mbështetje për “rolin efektiv” të OKB-së në rajon dhe u kërkoi fuqive të jashtme të braktisin “standardet e dyfishta” në Lindjen e Mesme.

Mes tensioneve në Ngushticën e Hormuzit për shkak të luftës SHBA-Iran, Xi tha se Kina është “e gatshme të punojë” me vendet e Lindjes së Mesme për të “mbrojtur sigurinë e korridoreve ndërkombëtare të transportit detar”.

Xi mbërriti në Kajro të martën për një vizitë shtetërore dy-ditore, e para e tij në Egjipt në 10 vjet.

Presidenti kinez dhe Sisi diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe zhvillimet rajonale gjatë bisedimeve të tyre në Pallatin Al-Ittihadiya në Kajro.

Xi i bëri thirrje Kinës dhe Egjiptit të “krijojnë pika të reja për bashkëpunim në energjinë e gjelbër, automjetet elektrike, hapësirën ajrore, ekonominë dixhitale dhe teknologjinë moderne bujqësore”.

Egjipti u bë vendi i parë arab dhe afrikan që vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës në vitin 1956.

Të dy vendet vendosën partneritet strategjik në vitin 1999 dhe i përmirësuan lidhjet në një partneritet strategjik gjithëpërfshirës në dhjetor 2014.

Related posts

Gropa gjigante vazhdon të zgjerohet në Indonezi

admin

Dy të vdekur dhe disa të plagosur rëndë në aksidentet me fishekzjarre në Holandë

admin

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut takohet me ministrin gjerman të shtetit për Evropën

Kushtrim Guraj