Senatori amerikan Bernie Sanders ka kritikuar presidentin Donald Trump për sugjerimin që Ngushtica e Hormuzit të riemërtohet “Ngushtica Trump”.
Në një postim në rrjetin social X, Sanders tha se amerikanët nuk duan që ngushtica të emërtohet me emrin e presidentit, por duan që Trump t’i japë fund luftës së SHBA-së me Iranin.
Sipas Sanders, konflikti ka ndikuar në rritjen e çmimeve të karburanteve në SHBA, duke përmendur çmimin prej 5.69 dollarësh për gallon të naftës dhe 4.12 dollarësh për gallon të benzinës.
“Ju jeni president, jo një mbret i çmendur. Silluni si i tillë”, shkroi Sanders.
Deklaratat e tij vijnë në një periudhë të përshkallëzimit të konfliktit SHBA-Iran dhe tensioneve rreth Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve kryesore të transportit të naftës në botë. (reuters.com)

