RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vaksinat për fëmijë hyjnë në Rripin e Gazës për herë të parë që nga 7 tetori

vaksinat-per-femije-hyjne-ne-rripin-e-gazes-per-here-te-pare-qe-nga-7-tetori

Vaksinat për fëmijët filluan të hyjnë në Rripin e Gazës përmes pikës kufitare Rafah për herë të parë që nga shpërthimi i luftës izraelite në enklavë më 7 tetor, njoftoi sot Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmeton Anadolu.

Këto vaksina u blenë nga qeveria palestineze, përveç donacioneve nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), tha në një deklaratë ministrja e Shëndetësisë Mai al-Kaila.

“Ministria egjiptiane e Shëndetësisë kishte miratuar më parë përdorimin e njësive ftohëse në anën egjiptiane për të ruajtur vaksinat deri në dorëzimin e tyre në Gaza”, shtoi ajo.

“Procesi i dorëzimit u krye në përputhje me standardet ndërkombëtare për ruajtjen e vaksinave nën mbikëqyrjen e UNICEF-it”, tha al-Kaila.

Ajo vuri në dukje se “kjo vjen në mes të situatës kritike epidemiologjike të shkaktuar nga lufta izraelite në enklavë”.

Ngarkesa që hyri në Rripin e Gazës përfshin vaksina për poliomielitin, fruthin, rubeolën dhe shytat, që janë të mjaftueshme për një periudhë që varion nga 8 deri në 14 muaj.

Related posts

I dënuar me vdekje, SHBA ekzekuton me injeksion përdhunuesin serial! Vrau 40 vite më parë një grua pas abuzimit (VIDEO)

admin

Zyrtari amerikan: SHBA-të duhet t’i bëjnë më shumë presion Serbisë në raport me Kosovën

admin

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dënon sulmet ndaj Kuranit

admin