RTV AHIRETI
ArtikujKosovëLajme

E shiti shtëpinë në Francë për të ndërtuar një xhami në Prizren

e-shiti-shtepine-ne-france-per-te-ndertuar-nje-xhami-ne-prizren

E shiti shtëpinë në Francë për të ndërtuar një xhami në Prizren ❤🕌
Pa i mbushur ende 20 vjeç, Bilall Likaj nga Lubeqeva e Prizrenit u nis drejt Francës, ku jetoi dhe punoi për rreth shtatë dekada. Në moshën 88-vjeçare, ai vendosi të kthehej në vendlindje.
Bilalli i dhuroi Bashkësisë Islame 7 ari tokë në Prizren dhe me kursimet e tij financoi ndërtimin e Xhamisë “Bilali”, e njohur nga shumë qytetarë edhe si “Xhamia e Gurit”.
Për ta realizuar këtë dëshirë, ai thotë se shiti edhe shtëpinë që kishte blerë gjatë viteve të punës në Francë.
“Kam punuar në rini, bleva një shtëpi në Francë… pastaj e shita për ta ndërtuar xhaminë. Në atë xhami e kam lënë shpirtin.”
Një jetë larg vendlindjes dhe një vepër që zgjodhi ta linte pas në Prizren. ❤

Related posts

OKB-ja paralajmëron për rrezik në rritje për civilët në jug të Sirisë mes zgjerimit të operacioneve izraelite

Irfan Jahiu

Nivelet e ulëta të ujit nxjerrin në pah ndikimin e thatësirës në lumin Esteron në juglindje të Francës

admin

Irritimi i Melonit: “Si është e mundur kjo?”

Kushtrim Guraj