RTV AHIRETI
ArtikujKosovëLajme

E shiti shtëpinë në Francë për të ndërtuar një xhami në Prizren

e-shiti-shtepine-ne-france-per-te-ndertuar-nje-xhami-ne-prizren

E shiti shtëpinë në Francë për të ndërtuar një xhami në Prizren ❤🕌
Pa i mbushur ende 20 vjeç, Bilall Likaj nga Lubeqeva e Prizrenit u nis drejt Francës, ku jetoi dhe punoi për rreth shtatë dekada. Në moshën 88-vjeçare, ai vendosi të kthehej në vendlindje.
Bilalli i dhuroi Bashkësisë Islame 7 ari tokë në Prizren dhe me kursimet e tij financoi ndërtimin e Xhamisë “Bilali”, e njohur nga shumë qytetarë edhe si “Xhamia e Gurit”.
Për ta realizuar këtë dëshirë, ai thotë se shiti edhe shtëpinë që kishte blerë gjatë viteve të punës në Francë.
“Kam punuar në rini, bleva një shtëpi në Francë… pastaj e shita për ta ndërtuar xhaminë. Në atë xhami e kam lënë shpirtin.”
Një jetë larg vendlindjes dhe një vepër që zgjodhi ta linte pas në Prizren. ❤

Related posts

“Sistemi i drejtësisë në Belgjikë nën presion mes rritjes së dhunës së lidhur me drogën”

admin

Fillon Mësimi në Gjuhën Shqipe në Xhaminë Islame të Karlsruhës, Thirrje për Pjesëmarrje nga Komuniteti Shqiptar

admin

Ministria e Jashtme e Izraelit mesazh liderit iranian Mojtaba Khamenei: Mund të ikësh, mund të fshihesh, por regjimet prej kartoni shemben!

admin