RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pasuesja e Gonzatos: “Mirë se të gjeta Shqipëri!”

pasuesja-e-gonzatos:-“mire-se-te-gjeta-shqiperi!”

Mesazhi i parë i ambasadores së re të BE-së në Tiranë

“Mirë se të gjeta Shqipëri!”. Me këtë frazë të ngrohtë e nis në gjuhën shqipe postimin në rrjetet sociale ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.

Përmes një video nga Tirana ajo shpreh mbështetjen e Bashkimit Europian dhe angazhimin e saj për integrimin e vendit tonë.

Në mesazhin e saj ajo vlerëson mikpritjen dhe bukuritë e vendit tonë që siç thotë ajo, mezi pret t’i përjetojë.

“Krenare që fillova misionin tim si Ambasadore e ri e BE-së në Shqipëri. Mbështetja e udhëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian do të jetë thelbësore për misionin tim dhe mezi pres të punoj me të gjithë ju drejt këtij qëllimi”, shkruan ajo krahas videos.

Kujtojmë që grua zëvëndëson italianin Silvio Gonzato në këtë detyrë, në kohën e të cilit, duke qenë nga komuniteti LGBT, u miratua një ligj i favorshëm për ta në parlamentin shqiptar. /tesheshi

Related posts

Zelensky i trembet konfliktit në Lindjen e Mesme: Zgjatja e luftës në Iran është ‘puls’ për Putinin, ne mund të përballemi me mungesë raketash

admin

Rreth 80 prokurorë të angazhuar për zgjedhjet e sotme

RTI

Komisioneri Varhelyi në Ankara: Gjenerata ime nuk ka parë kurrë një tërmet të tillë – VIDEO

admin