RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pasuesja e Gonzatos: “Mirë se të gjeta Shqipëri!”

pasuesja-e-gonzatos:-“mire-se-te-gjeta-shqiperi!”

Mesazhi i parë i ambasadores së re të BE-së në Tiranë

“Mirë se të gjeta Shqipëri!”. Me këtë frazë të ngrohtë e nis në gjuhën shqipe postimin në rrjetet sociale ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.

Përmes një video nga Tirana ajo shpreh mbështetjen e Bashkimit Europian dhe angazhimin e saj për integrimin e vendit tonë.

Në mesazhin e saj ajo vlerëson mikpritjen dhe bukuritë e vendit tonë që siç thotë ajo, mezi pret t’i përjetojë.

“Krenare që fillova misionin tim si Ambasadore e ri e BE-së në Shqipëri. Mbështetja e udhëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian do të jetë thelbësore për misionin tim dhe mezi pres të punoj me të gjithë ju drejt këtij qëllimi”, shkruan ajo krahas videos.

Kujtojmë që grua zëvëndëson italianin Silvio Gonzato në këtë detyrë, në kohën e të cilit, duke qenë nga komuniteti LGBT, u miratua një ligj i favorshëm për ta në parlamentin shqiptar. /tesheshi

Related posts

Liberalizimi i vizave për Kosovën në rend dite në BE më 13 tetor

admin

Turqia mohon raportet për tërheqjen e trupave nga postet ushtarake në veri të Sirisë

Muhamet Ramadani

Osmani takon shefin e OSBE-së në Kosovë, flasin për konstituimin e institucioneve

admin