RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Eurodeputeti gjerman kritikon Serbinë për Mlladiqin: Beogradi nderon një kriminel lufte, kjo është e turpshme

eurodeputeti-gjerman-kritikon-serbine-per-mlladiqin:-beogradi-nderon-nje-kriminel-lufte,-kjo-eshte-e-turpshme

Eurodeputeti gjerman, Michael Roth ka reaguar ashpër ndaj nderimeve shtetërore që Serbia planifikon t’i bëjë Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Serbe, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje-Hercegovinë.

Roth tha se nuk e kishte menduar kurrë se do të shihte një person të dënuar për krime lufte, të cilin e cilësoi si përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës, të marrë nderime shtetërore në Beograd.

Sipas tij, një veprim i tillë tregon se sa larg është Serbia nga pajtimi për të cilin, siç u shpreh ai, ka nevojë urgjente Ballkani Perëndimor.

“Faleminderit të gjithë serbëve që e kundërshtojnë publikisht këtë turp”, shkroi Roth, duke shprehur mirënjohje për qytetarët serbë që kanë dalë kundër nderimit të Mlladiqit.

Ndërkohë, komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, anuloi vizitën e planifikuar në Serbi, duke kritikuar glorifikimin e një personi të dënuar për krime lufte.

Ratko Mlladiq u dënua përfundimisht me burgim të përjetshëm nga mekanizmi gjyqësor i OKB-së për krime, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, ku në korrik të vitit 1995 u vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë.

Krimineli vdiq më 27 gusht në Hagë, në moshën 84-vjeçare, ndërsa vuante dënimin e përjetshëm.

Related posts

Raporti i qeverisë gjen “racizëm sistematik” në Zvicër

Muhamet Ramadani

Akar: Marrëveshja midis Turqisë, Suedisë dhe Finlandës “nuk është fundi, por një fillim i mirë”

admin

“Libianët nuk mund ta përballojnë të vetëm krizën e shkaktuar nga përmbytjet”

admin