RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gashi dhe Gjoktas: Angazhime të përbashkëta për përforcimin e familjes

gashi-dhe-gjoktas:-angazhime-te-perbashketa-per-perforcimin-e-familjes

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka pritur në Kuvend ministren e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Republikës së Turqisë, Mahinur Özdemir Göktaş.

Sipas Gashit, gjatë takimit u diskutua për politikat sociale, mbrojtjen dhe fuqizimin e familjes, si dhe për mundësitë e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Gashi theksoi se takimi shërbeu edhe për të riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet dy vendeve, të cilat, sipas tij, dëshmojnë lidhjet e forta dhe përbëjnë një bazë të rëndësishme për një partneritet të qëndrueshëm.

“Vëmendje të veçantë i kushtuam forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit institucional dhe parlamentar, si një kontribut i rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe”, deklaroi Gashi.

Kryetari i Kuvendit e falënderoi ministren turke për vizitën, duke shprehur bindjen se takime të tilla mund të kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe në hartimin e iniciativave të reja konkrete, në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Related posts

Arabia Saudite thotë se bllokada e ndihmës humanitare të Iz’raelit në Ga’za përbën “kr’im lu’fte”

Muhamet Ramadani

Spanja po heton mundësinë e një tjetër kalimi masiv të migrantëve në Ceuta më 15 gusht

Kushtrim Guraj

Guterres: Ka filluar kolapsi i klimës, valët e të nxehtit po kërcënojnë njerëzit

Muhamet Ramadani