RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gashi dhe Gjoktas: Angazhime të përbashkëta për përforcimin e familjes

gashi-dhe-gjoktas:-angazhime-te-perbashketa-per-perforcimin-e-familjes

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka pritur në Kuvend ministren e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Republikës së Turqisë, Mahinur Özdemir Göktaş.

Sipas Gashit, gjatë takimit u diskutua për politikat sociale, mbrojtjen dhe fuqizimin e familjes, si dhe për mundësitë e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Gashi theksoi se takimi shërbeu edhe për të riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet dy vendeve, të cilat, sipas tij, dëshmojnë lidhjet e forta dhe përbëjnë një bazë të rëndësishme për një partneritet të qëndrueshëm.

“Vëmendje të veçantë i kushtuam forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit institucional dhe parlamentar, si një kontribut i rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe”, deklaroi Gashi.

Kryetari i Kuvendit e falënderoi ministren turke për vizitën, duke shprehur bindjen se takime të tilla mund të kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe në hartimin e iniciativave të reja konkrete, në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Related posts

Jeff Bezos zotohet të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi

admin

Gruas së re i aprovohet kërkesa për t’i dhënë fund jetës përmes eutanazisë! Ja arsyeja

admin

Izraeli vazhdon shkeljet e tij në rajonin Quneitra të Sirisë

Muhamet Ramadani