RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shqiptarët që thyen rekorde Guinness

shqiptaret-qe-thyen-rekorde-guinness

Shqiptarët vazhdojnë të shkruajnë emrin në librin e rekordeve Guinness. Artan dhe Arnold Balla kanë hyrë për herë të tretë në librin e rekordeve Guinness. Më 23 qershor 2026, në New York, ata vendosën rekordin për kohëzgjatjen më të madhe të balancimit të një personi me kokë poshtë mbi një dorë, duke e mbajtur pozicionin për 31.22 sekonda.

Pas këtij rekordi qëndrojnë 18 vjet punë dhe përgatitje, ndërsa për vëllezërit Balla ky është rezultati i një rrugëtimi të gjatë si artistë profesionistë.

“Përgatitja për këtë rekord është si rezultat i 18 viteve punë që ne i kemi si profesionistë artistë profesionistë edhe ne e realizuam rekordin për 22 sekonda, por që në realitet janë 18 vite punë për të arritur në në këto nivele”, tha Arnold Balla.

Për Artan Ballën, ajo që kanë arritur ndër vite ka qenë gjithmonë diçka që nuk ishte menduar më parë.

“Si vëllezërit Balla gjithë projekti jonë ka qenë gjithmonë që ajo çfarë ne kemi arritur ka qenë diçka që nuk ishte menduar ndonjëherë, ashtu si dhe vetë Simon Cowell tha që këtë që keni bërë nuk ishte menduar ndonjëherë që të arrinte. Edhe ky si rekord edhe vetë nuk e kishim menduar, por që nga puna e gjithë këtyre viteve dhe që duke u bashkuar bashkë edhe me kompaninë tonë edhe me njerëzit që kemi dhe me njerëzit që na mbështesin, na ka shtyrë që ne të arrijmë këtë rekord të tretë, ka thënë Balla.

Pas tre rekordeve Guinness, ambiciet e vëllezërve shqiptarë mbeten të mëdha. Por këtë herë, nëse do të vendosin një tjetër rekord, synimi është që ai të realizohet në trojet shqiptare.

Përtej sfidave të rekordeve, ata po përgatiten për një projekt të ri artistik, një shou të madh që synojnë ta sjellin në New York.

Nga akrobacia dhe ekuilibri ekstrem, te futbolli, një tjetër shqiptar ka vendosur emrin e tij në librin e rekordeve Guinness.

Profesori i matematikës, Agim Agushi, ka thyer rekordin e tij duke veshur 17 fanella ndërsa kontrollonte një top futbolli me kokë. Rekordi i mëparshëm ishte 14 fanella, por numri 17 nuk ishte zgjedhur rastësisht.

Ndërkohë, Agushi po përgatitet për një tjetër sfidë në Dubai, këtë herë në Burj Khalifa, ndërtesën më të lartë në botë, derisa tregon se përgatitja për rekorde të tilla bëhet në mënyrë sistematike.

Tre rekorde Guinness për vëllezërit Balla dhe rekorde të shumta për Agim Agushin. Histori të ndryshme, sfida të ndryshme, por i bashkon e njëjta ambicie të tejkalojnë kufijtë dhe të shkruajnë emrin e shqiptarëve në librin e rekordeve botërore.

Related posts

​Bie njësia A3, përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike

admin

Kancelari gjerman kritikon strategjinë ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Hevzi

Krahu ushtarak i Hamasit thotë se kishte në shënjestër qendrën komanduese të operacioneve izraelite

Muhamet Ramadani