RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetSport

Tre pilotë kosovarë në Top 10 të botës në paragllajdizëm

tre-pilote-kosovare-ne-top-10-te-botes-ne-paragllajdizem

Një tjetër sukses i rëndësishëm për sportin kosovar është shënuar në paragllajdizëm, ku tre pilotë të Klubit Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” janë renditur në mesin e 10 pilotëve më të mirë në botë në disiplinën e paragllajdizmit në precizion.

Sipas njoftimit të klubit, pas rifreskimit të renditjes botërore më 1 shtator 2026, tre pilotë të klubit nga Kosova kanë siguruar pozita në Top 10 të renditjes botërore.

Nga klubi e kanë cilësuar këtë rezultat si një arritje historike, jo vetëm për “Shqiponjat e Kastriotit”, por edhe për sportin e paragllajdizmit në Kosovë.

“Tre pilotë të një klubi nga Kosova në Top 10 të botës është një rezultat i jashtëzakonshëm dhe një arritje historike për Klubin Aeronautik ‘Shqiponjat e Kastriotit’, për sportin e paragllajdizmit dhe për Kosovën”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sipas tyre, ky sukses është rezultat i punës së vazhdueshme, stërvitjeve, përkushtimit dhe profesionalizmit të pilotëve, të cilët po e përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare.

Klubi ka theksuar se ky rezultat dëshmon se sportistët nga Kosova mund të arrijnë në nivelet më të larta të sportit botëror.

“Tre pilotë. Një klub. Një Kosovë në elitën botërore”, thuhet në mesazhin e “Shqiponjave të Kastriotit”.

Ky sukses i pilotëve kosovarë vjen si një tjetër dëshmi e rritjes së sporteve ajrore në vend dhe përfaqësimit gjithnjë e më të denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Related posts

“25 virgjëreshat e Kim Jong Un”- Si përzgjidhen vajzat që bëhen pjesë e “grupit të kënaqësisë” së diktatorit, duhet të jenë të bukura dhe me forma

admin

Kompania Mattel prezanton Barbie-n e parë me autizëm në histori, ja si duket kukulla e famshme

admin

Libi, depoja e naftës në Tripoli shënjestrohet nga një mjet i dyshuar si dron

Muhamet Ramadani